Dje në fshatin Petrovë të Prizrenit raportohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj. Përveç kësaj, lëndime trupore kanë pësuar edhe tre femra, të cilat kanë intervenuar për të penguar eskalimin e situatës.
Policia njofton se pas trajtimit mjekësor, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.