Një përleshje mes pesë personave ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “Ramiza Curnica” në Prishtinë.
Ndërsa si pasojë e përleshjes mes tyre njëri nga ta ka përfunduar i plagosur nga një armë zjarri.
Policia tutje ka njoftuar se i plagosuri është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa të gjithë të përfshirët në këtë rast janë dërguar në mbajtje.