Nga mesnata do të rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni.
Benzina do të rritet për gjysmë denari, derisa nafta për një denar e gjysmë, njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi me pakicë për benzinën Eurosuper BS– 98 do të rritet për gjysmë denari dhe do të kushtojë 62.5 denarë për litër.
Çmimi i Eurosuper BS-95 nga mesnata do të rritet për një denar dhe do të kushtojë 62 denarë, ndërsa nafta do të rritet për 1.5 denarë dhe do të kushtojë 60 denarë për litër. Maqedonia ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon.