Fjalë Kyçe

Rriten çmimet e derivateve në Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve në Maqedoni

Në Maqedoni derivatet e naftës nga mesnata do të shtrenjtohen për dy deri në dy denarë e gjysmë.

Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjisë.

Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 shtrenjtohen për dy denarë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 2,65 denarë.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 75,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me një çmim prej 77,5 denarë për litër. Dizeli nga mesnata do të kushtojë 67,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 67 denarë.

Mazuti shtrentohet për 1,630 denarë / kilogram dhe sipas vendimit të ri të KRRE-së do të kushtojë 42,761 denarë / kg.

Rritja e re e çmimit të derivateve të naftës shpjegohet nga KRRE me rritjen e çmimeve të naftës në bursat botërore në shtatë ditët e fundit.