Fjalë Kyçe

Rriten pensionet në Kosovë

Rriten pensionet në Kosovë

Pensionistet të cilët kanë marrë pensione deri në 100 euro, për muajin, janar shkurt dhe mars do të përfitojnë nga 30 euro më shumë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recicia, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

“Sapo miratuam vendimin për dyfishimin e asistencës sociale për të gjithë përfituesit e asistencës sociale për muajët janar, shkurt dhe mars. Gjithashtu për muajët janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro”, ka thënë, Recica.