Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti për pagesën e qirasë së institucioneve, të cilat janë të vendosura në objekte private, janë shpenzuar hiç më pak se 2.5 milionë euro nga 1.92 milion euro sa ishin shpenzuar gjatë tremujorit të parë të 2018-s dhe derisa për këtë qëllim gjatë tremujorit të parë të vitit 2017 ishin shpenzuar 1.57 milion euro.
Shuma të mëdha parash të buxhetit të shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për pagesën e qirasë së institucioneve, të cilat janë të vendosura në objekte private.
Kjo po ndodh pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të zyrtarëve të institucioneve se duhet të zvogëlohen shpenzimet në këtë drejtim, shkruan më tutje “Zëri”.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti për pagesën e qirasë së institucioneve që janë të vendosura në objekte private janë shpenzuar hiç më pak se 2.5 milionë euro nga 1.92 sa ishin shpenzuar gjatë tremujorit të parë të 2018-s dhe derisa për këtë qëllim gjatë tremujorit të parë të vitit 2017 ishin shpenzuar 1.57 milionë euro.