Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimin maksimal të lejuar për derivatet e naftës për të shtunën.
Sipas MINT-it, të shtunën është rritur për një cent çmimi i benzinës.
Të shtunën një litër benzinë kushton 1,41 euro, derisa një ditë më parë ishte 1,40 euro.
Çmimi për një litër nuk ka ndryshuar në krahasim me të premten. Të shtunën një litër naftë kushton 1,79 euro.
Ndërkaq çmimi maksimal i gazit është 0,75 euro, njësoj si një ditë më parë.
Shtrenjtimi i derivateve ka marrë hov që nga fillimi i tetorit. Më 30 shtator, një litër dizel kushtonte 1.61 euro.