Fjalë Kyçe

Rritet interesimi për protestën e së hënës kundër reduktimeve të rrymës

Rritet interesimi për protestën e së hënës kundër reduktimeve të rrymës

Të hënën do të protestohet përpara zyrave të KEDS-it për reduktimet e rrymës ditëve të fundit në Kosovë.

Kjo protestë e organizuar nën parullën “Rrymë pa reduktime”, do të mbahet të hënën në ora 13:00 para zyrave të KEDS-it.

Deri më tani 364 persona e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë, ndërsa afër 900 të tjerë janë shprehur të interesuar për këtë ngjarje.

Ditëve të fundit në Kosovë janë shpeshtuar reduktimet e rrymës. Institucionet gjegjëse kanë paralajmëruar 2 orë reduktime në ditë, por ato po zgjasin nga 2 deri në 24 orë në ditë.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të krizës energjetike në Kosovë./reporteri