Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit, Andy Beshear, ka thënë se më shumë se 70 njerëz mbetën të vdekur nga tornadot.
Ai tha se kjo shifër mund të rritet në më shumë se 100 derisa tornadot që goditën vendin i quajti si më të këqijat në histori.
Dhjetëra dyshohet se kanë vdekur brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield.
Beshear ka shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki përcjell klankosova.
Më shumë se 100 persona ishin brenda fabrikës Mayfield kur tornadoja goditi, tha ai.