Fjalë Kyçe

Rritet numri i policëve që u plagosën në veri të Mitrovicës

Rritet numri i policëve që u plagosën në veri të Mitrovicës

Katër polic janë plagosur gjatë aksionit në Veri e Jug të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji”, tha Mustafa.

Njësia Speciale e Kosovës ka nisur në mëngjesin e së martës një aksion arrestimesh në veri.