Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur nga COVID-19 ndërsa janë regjistruar 410 raste të reja brenda 24 orëve.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve 46 pacientë e kanë fituar betejën me virusin korona, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë shënuar 135 mijë e 550 raste pozitive, janë shëruar 130 mijë e 634 pacientë, kanë vdekur 2 mijë e 463 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 2 mijë 453 raste aktive.