Fjalë Kyçe

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Pejë: Drejtori i Shëndetësisë jep detaje

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Pejë: Drejtori i Shëndetësisë jep detaje

Në njoftimin e fundit të IKSHPK’së rreth rasteve të reja pozitive me koornavirus, komuna e Pejës ishte një ndër vendet me më së shumti të infektuar brenda 24 ore.

Me 13 rastet e reja të shënuara gjatë ditës së djeshme, numri i rasteve aktive me Covid-19 në këtë vend ka arritur në 60.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Metro, Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, i cili tutje tregoi edhe në lidhje me gjendjen shëndetësore të të infektuarve.

Loci njoftoi se gjendja e të prekurve nga kjo pandemi është relativisht e mirë, ku nëntë prej tyre po trajtohen në Spitalin Regjional të Pejës, kurse tre të tjerë në Klinikën Infektive të QKUK’së.

“Gjendja shëndetësore e të prekurve me Covid është relativisht e mirë, ku 9 prej tyre janë të shtrirë në Spitalin Regjional për trajtim mjekësor dhe 3 në Klinikën Infektive në QKUK”, ka thënë Loci për Metron.

Ai tutje ka shtuar se që nga fillimi i shfaqjes së këtij infeksioni në vendin tonë deri më sot janë regjistruar katër vdekje në këtë komunë.

Në Kosovë, numri i rasteve pozitive ka arritur në  3 mijë e 886, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.