131 pacientë janë shëruar nga Covid-19 vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve i është afruar 10 mijëshit.
Që nga 13 marsi kur u raportuan rastet e para me koronavirus, në vendin tonë janë konfirmuar 13 mijë e 713 raste pozitive nga 52 mijë e 157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Aktualisht numri i viktimave ka shkuar në 539, derisa vetëm sot janë raportuar gjashtë të vdekur nga Cvid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë 923 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë 251.
Nder komunat me të prekura vazhdon të jetë Prishtina.