Fjalë Kyçe

Rritet qarkullimi i parave të falsifikuara në Kosovë: Kjo është kartëmonedha që po falsifikohet

Rritet qarkullimi i parave të falsifikuara në Kosovë: Kjo është kartëmonedha që po falsifikohet

Në Kosovë po qarkullojnë kartmonedha fallso.

Në raportin policor të 24 orëve të fundit janë evidentuar së paku 3 raste kur qytetarët kanë raportuar për kartmonedha fallso.

Ajo që bie në sy rreth këtij raportimi është se të gjitha kartmonedhat e raportuara si të dyshuara për fallso janë 100 euroshe.

Rastet ndodhen në Fushë Kosovë, Prizren dhe Klinë.

Në Fushë Kosovë, një punëtor i një pompe të derivateve ka raportuar se një person ka bërë pagesë me kartmonedhë fallco prej 100 euro.

Në Prizren, një zyrtar i bankës ka informuar se një klient mashkull kosovar gjatë deponimit të parave, ka deponuar kartëmonedhë prej 100 euro e cila ka rezultuar të jetë e falsifikuar.

Ndërsa në Klinë, gjithashtu në një pompë të derivateve është raportuar për një monedhë 100 euro të falsifikuar.