Fjalë Kyçe

Rritja e rasteve me Covid-19, Ahmeti paralajmëron krizë pas shtatë ditësh

Rritja e rasteve me Covid-19, Ahmeti paralajmëron krizë pas shtatë ditësh

Pas rritjes së rasteve me Covid-19, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, paralajmëron se pas shtatë apo dhjetë ditësh, në Kosovë do të ketë krizë.

Sipas Ahmetit, duke u bazuar në lidhshmërinë e Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera të regjionit, në të cilat ka nisur vala e dytë e koronavirusit, kjo mund të ndodhë shpejt edhe në vendin tonë.“205 KS – 111 Pr. Maqedoni me 600 ne ditë e shtetet e regjionit me valë të re. Duke marr parasysh lidhshmërinë tonë me këto shtete kriza na pret edhe 7-10 ditë. Kujdes me maska ju lutem!”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 205 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 3 persona dhe janë shëruar 62.Kurse, Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë më e goditura nga koronavirusi. Në tri ditët e fundit në Prishtinë janë regjistruar 269 raste të personave të infektuar me Covid-19