Pas rritjes së madhe të rasteve të infektimeve me virusin korona, infektologu Hamdi Ramadani, vlerëson se Institucionet Shëndetësore duhet të bëjnë më shumë për ndalimin e përhapjes së COVID-19, shkruan GazetaBlic.Sipas tij, duhet të reduktohet grumbullimi i njerëzve në ambiente të mbyllura, të bëhet promovimi i vaksinimit, monitorimi i situatës epidemiologjike dhe të rikthehen maskat në ambiente të mbyllura.
“Për fat të keq rastet me COVID-19 po rriten, duhet bërë shumë për të ndaluar këtë rritje të rasteve, me një promovim për vaksinim, për kujdes dhe sa më pak grumbullim të njerëzve në ambiente të mbyllura. Po ashtu, duhet të monitorohet situate epidemiologjike me kujdes diteve në vijim për marrjen eventuale të masave mbrojtëse shtesë, masa antiepidemike të përgjithshme, pra maska të rikthehen në ambiente të mbyllura, distance dhe higjiena”, deklaron ai për GazetaBlic.Derisa flet për shpejtësin e përhapjes së COVID-19, ai thotë se këto ditë duhet të analizohet situata epidemilogjike dhe të shikohet se çfarë hapa eventual duhet të merren.
“Mbetët që këto ditë të matet situata epidemiologjike në vend dhe të analizohen me kujdes qfar hapa eventual duhet marr më tej. Qytetarët duhet të fokusohen te vaksinimi dhe imunizimi me tre doza”, deklaron ai.Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një person ka vdekur dhe janë shënuar 763 pozitive me Covid-19.
Po ashtu, IKSHPK i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe t’i bartin maskat.