Është rrokullisur një veturë në Drenovc të Malishevës.
Ende nuk dihet arsyeja që ka çuar deri te aksidenti, ndërsa menjëherë Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.
Në pamjet e siguruara nga “Malisheva Magazine”, shihet vetura e rrokullisur.
Kujtojmë se sot gjatë ditës një veturë u rrokullis në qytetin e Pejës ku për pasojë mbetet të lënduar 4 persona, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.