Fjalë Kyçe

Rrokulliset një veturë në Vranidoll, lëndohet një person

Rrokulliset një veturë në Vranidoll, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites sot në fshatin Vranidoll.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KOHËN se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e rrokullisjes së një veture.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.