Një person nga fshati Kranidell i Kamenicës ka mbetur i vdekur si pasojë e rrokullisjes së traktorit.
Policia ka njoftuar se për shkaqe të panjohura është rrokullisur traktori.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësiti i zjarrfikësve si dhe mjeku kujdestar i Q.K.M. familjare- Kamenicë, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ku me vendimin e tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML./Gazeta Alo/