Rruga e Kombit mëngjesin e sotëm ka marrë një pamje aspak të mirë. Kjo, pas një aksidenti që ka ndodhur sot e ku është përfshirë një automjet që po transportonte shalqinj.
Në pamjet e publikuara në mediat e Shqipërisë shihet se kjo rrugë është “përmbytur” nga shalqinjtë, kjo pasi rimorkio e automjetit që po i transportonte është rrokullisur, shkruan Reporteri.
Në pamje shihet se kjo ka vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve, duke e bërë thuajse të pamundur kalimin.
Shikoni fotot: