Një grua ka humbur jetën dhe 14 persona janë plagosur në Francë, pasi bubullimat dhe stuhitë me breshër goditën vendin, duke shkatërruar vreshtat dhe duke vonuar fluturimet.
Viktima e përfshirë nga përmbytjet u gjet nën një makinë në qytetin e Normandisë. Rrethanat e vdekjes ishin të paqarta.
Banorët e në Francën Jugperëndimore panë breshër me madhësinë e topave të tenisit, ndërkohë që në rajonin e Parisit rrugët ishin të përmbytura nga uji.
Rrufeja po ashtu goditi Kullën Eifel, pa shkaktuar dëme, si dhe disa shtëpi në Lindje të Parisit, sipas autoriteteve lokale.
Mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.