Më në fund, Rruga A në Prishtinë po bëhet realitet. Rruga e shumëpërfolur dhe shumëpritur në Prishtinë do të dal në tenderim këtë javë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kanë përfunduar të gjitha procedurat e projektit dhe gjatë javës do të bëhet publik tenderi për rrugën A.
Poashtu, gjatë javës do të nënshkruhet memorand bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës e cila do të financojë një pjesë të projektit të rrugës A.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se rruga A do të jetë me gjashtë korsi, tri korsi nga ana e djatht dhe tri nga ana e majtë.
1.2 kilometra do të jetë pjesë parë e rrugës A e cila fillon nga ana e djatht e Veternikut dhe lidhet me fillimin e rrugës B.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.
“Po, gjatë javës presim që të dal në tenderim. Rruga do të ketë shteg të biçikletave dhe ka kanalin e hapur me plan rregullues. Presim që për 2 muaj të jetë në tender publik, dhe varësisht ankesave të procedojmë me punë” ka thënë Krenar Xhaferi për Indeksonline.