Raportime të tmerrshme vijnë nga zonat përreth Kievit, që ditën e sotme u morën nën kontroll nga Ukraina.
Gazetarët në terren kanë fotografuar rrugët e mbushura me viktima dhe ndërtesa të shkatërruara.
Anatoly Fedoruk, kryebashkiaku i Bucha, tha për AFP se deri tani janë varrosur rreth 300 persona në një varr masiv, ndërkohë që në rrugë ka shumë trupa të pajetë, përfshirë edhe persona të moshës 14-vjeçare.
“Janë njerëz që janë vrarë me plumb pas koke nga ushtarët rusë”, tha Fedoruk, transmeton a2cnn.
Disa nga trupat, siç shihet nga fotot, i kanë duart e lidhura.