Rrugët në Kajro, në kryeqytetin e Egjiptit, janë zbukuruar me fenerë, zbukurime shumëngjyrëshe dhe drita me rastin e muajit të Ramazanit që do të fillojë javën e ardhshme.
“Fenerët e Ramazanit”, një nga simbolet më të rëndësishme të muajit të Ramazanit në vend, kanë zbukuruar ballkonet e shtëpive dhe rrugët edhe këtë vit.
Pavarësisht nga efektet negative të pandemisë së koronavirusit (COVID-19) në ekonomi dhe rritjes së çmimeve, interesi për fenerët e Ramazanit ka qenë i lartë.
Në kryeqytet aktualisht po tërheq vëmendjen gjallëria në pazaret historike dhe sheshet e mëdha ku shiten fenerë të Ramazanit të formave dhe llojeve të ndryshme, të cilat blihen nga njerëz të grupmoshave të ndryshme.
Fëmijët veçanërisht preferojnë fenerë që punojnë me bateri dhe luajnë muzikë tradicionale egjiptiane kur luhaten.
Krahas fenerëve, rrugët e Kajros dhe vitrinat e dyqaneve janë gjallëruar edhe me zbukurime shumëngjyrëshe dhe ndriçime të ndryshme.