Fjalë Kyçe

Rrustemi: Jemi të gatshëm për zgjedhje nëse ka pajtueshmëri të gjerë të opozitës

Rrustemi: Jemi të gatshëm për zgjedhje nëse ka pajtueshmëri të gjerë të opozitës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha sot pas mbledhjes së Kryesisë, se nëse opozita ka pajtueshmëri të gjerë për zgjedhje, partia në pushtet është e gatshme për shpërndarje të Kuvendit.

“Qëndrimi i Vetëvendosjes është i qartë. Ne jemi dakord nëse ka pajtueshmëri të gjerë të opozitës për një datë për zgjedhje, jemi të gatshëm për ta diskutuar shpërndarjen e Kuvendit, por kjo kërkon përfshirjen komplet të opozitës. Nëse opozita ka pajtueshmëri për këtë gjë jemi të gatshëm për ta diskutuar shpërndarjen e Kuvendit”, tha ai