Fjalë Kyçe

“Rryma s’është luks”, qytetarët protestojnë para qeverisë kundër reduktimeve

“Rryma s’është luks”, qytetarët protestojnë para qeverisë kundër reduktimeve

Një numër i qytetarëve janë duke protestuar përpara Qeverisë së Kosovës kundër reduktimeve me energji elektrike që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në vend.

Ata po protestojnë me thirrjet “rryma s’është luks”, “KEDS t’i kthehet Kosovës” e “s’paguajmë për veriun”.

Gjithashtu, organizatorët e kësaj proteste kanë akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, që e ka braktisur kauzën për nacionalizimin e KEDS-it.

“Tash, Kurti jo vetëm që s’po i qëndron mbrapa kërkesës për nacionalizim të KEDS-it, por edhe po e subvencion ato, e krejt këto në kurrizin tonë”, tha Sijarinja, njëra ndër organizatoret e protestës.

Kujtojmë se organizatorët e kësaj proteste kërkesë kishin që të ketë furnizim me energji elektrike 24 orë në shtatë ditë të javës, të nacionalizohet KEDS-i dhe të shkarkohet ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.