Fjalë Kyçe

RTK me transmetim direkt të ndeshjes, Slovan Bratislava – Feronikeli

RTK me transmetim direkt të ndeshjes, Slovan Bratislava – Feronikeli

Radio Televizioni i Kosovës edhe kësaj radhe do të bëjë transmetimin direkt të ndeshjes së sotme (e mërkurë) të Feronikelit.

Feronikeli është mysafir i skuadrës së Slovan Bratislavas, për takimin kualifikues për Europa League.

Ndeshja fillon prej orës 18:00 dhe zhvillohet në Stadiumin “Tehelné pole”, në Bratislavë.

RTK ka siguruar transmetimin direkt të këtij takimi tejet të rëndësishëm.

Kujtojmë se ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Prishtinë.