Fjalë Kyçe

Ruçi uron Konjufcën, e fton për vizitë në Shqipëri

Ruçi uron Konjufcën, e fton për vizitë në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar Glauk Konjufcën me rastin e zgjedhjes në krye të parlamentit të Kosovës.

“Kam besim të plotë se nën drejtimin Tuaj të urtë, Kuvendi i Kosovës do të përballojë e zgjidhë me sukses sfidat e vështira të zhvillimit, përparimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës si edhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të saj”.

“Përvoja juaj e gjatë si deputet, kompetenca dhe përkushtimi me të cilin kini shërbyer si Zëvëndëskryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, angazhimi i gjatë ne media si edhe në mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut janë garanci se Ju do t’i përmbushni me sukses të gjitha objektivat për rritjen e kontributit të Kuvendit si dega legjislative e qeverisjes në konsolidimin e institucioneve demokratike, mirëqeverisjen, integrimet euroatlantike, shtimin e njohjeve ndërkombëtare dhe zhvillimin, stabilitetin, fqinjësinë dhe paqen në rajon”.

“Gjej rastin të rikonfirmoj vullnetin dhe gadishmërinë e Kuvendit të Shqipërisë si edhe timin personal se,ashtu si deri më sot, bashkëpunimi midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës do të rritet e zgjerohet, si një nga aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit tonë dypalësh”.

Për të diskutuar nga afër çështje konkrete të bashkëpunimin tonë të ardhshëm, kam kënaqësinë t`ju ftoj për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, në një kohë sa më të afërt.”, shkruhet në letrën e urimit të kryekuvendarit shqiptar,