Fjalë Kyçe

Rugova e akuzon Mustafën se po krijon klane brenda LDK-së

Rugova e akuzon Mustafën se po krijon klane brenda LDK-së

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë po e bënë bashkë me shokë.

“Kryetari i partisë apo një kryetar klanesh. Nga ajo që po shoh, kam frikë që Isa Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën”, ka shkruar ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës pas disfatës së pësuar në zgjedhjet e 17 shkurtit, ku doli e treta si parti, duke shënuar rënien më të madhe në historinë e partisë, ka paralajmëruar disa hapa. Fillimisht kryetari i saj, Isa Mustafa, paralajmëroi dorëheqje, e më pas nënkryetari i saj Lutfi Haziri tha se janë kryesi në dorëheqje.