Fjalë Kyçe

Rugova me Vetëvendosjen, nuk ka ortek që e ndal fitoren e Lëvizjes

Rugova me Vetëvendosjen, nuk ka ortek që e ndal fitoren e Lëvizjes

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidatët për deputetë nga kjo parti kanë qëndruar sot në Pejë.

Kandidati për deputet i LVV-së nga Peja, Jeton Lajqi ka thënë se Rugova po e mbështet fitoren e Vetëvendosjes.

Sipas Lajqit nuk ka ortek që e ndal fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Krejt Rugova, drejt fitores!

Nuk ka ortek që e ndal fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Krejt dhe drejt!”, ka shkruar Lajqi në Facebook.

Jeton Lajqi është ndër kandidatët më aktiv të Vetëvendosjes në këtë fushatë zgjedhore, duke prezantuar programin e LVV-së në çdo cep të Pejës e më gjerë.