Fjalë Kyçe

Rugova përmend tre emra për kryetar të LDK-së

Rugova përmend tre emra për kryetar të LDK-së

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka folur për çështjen e kryetarit të ri të kësaj partie.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Rugova thotë se nuk ka rëndësi se kush bëhet kryetar i ri, e rëndësishme është që kryetari i ri ta bëjë ndryshime në LDK.

“Pak ka rëndësi nëse Kryetar bëhet Lumiri, Antoni, Kujtimi apo dikush tjetër. E rëndësishme është që Kryetari i ri ta bëjë një prerje kirurgjike me boshtin e te keqes në LDK, gardën e atyre që për 10 vite e kanë privatizuar partinë. Vetëm kështu ka shpresë të rikthehemi”, ka shkruar ai.

Pak ka rëndësi nëse Kryetar bëhet Lumiri, Antoni, Kujtimi apo dikush tjetër. E rëndësishme është që Kryetari i ri ta…

Kujtojmë se Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LDK’ja doli e treta në listë për nga numri i votuesve.