Fjalë Kyçe

Ruiz flet pasi e nokautoi Joshuan – tregon se si ja doli ta rrëzojë nga froni britanikun

Ruiz flet pasi e nokautoi Joshuan – tregon se si ja doli ta rrëzojë nga froni britanikun

Andy Ruiz është kampion bote në kategorinë e rëndë në versionin WBA, IBF dhe WBO, pasi bëri befasinë më të madhe në boksin profesionist në 30 vitet e fundit, duke mundur Anthony Joshuan.

Boksieri meksikan u shpreh i lumtur pas ndeshjes, teksa foli edhe për strategjinë e fitores ndaj Joshuas.

“Nuk u dorëzova për asnjë moment edhe pas nokdaunit të parë dhe për këtë e falenderoj Zotin. Unë jam një luftëtar meksikan dhe këtë e kam dëshmuar edhe sot. Kam tentuar vazhdimisht që ta rrëzojë atë për toke dhe ja arrita për tu shpallur në fund kampion, besoj e kam merituar”, deklaroi Ruiz.

Joshua ishte kampioni aktual i botës dhe favorit i madh sipas ekspertëve dhe bastoreve, mirëpo, meksikani Ruiz bëri befasinë e madhe, duke fituar në rundin e shtatë pasi katër herë e rrëzoi në knock down kundërshtarin.