Fjalë Kyçe

Ruiz pas triumfit historik ndaj Joshua: Nuk mund ta besoj

Ruiz pas triumfit historik ndaj Joshua: Nuk mund ta besoj

Andy Ruiz JR, ka shkruar historinë në boks, duke u bërë meksikani i parë që shpallet kampion në peshat e rënda të këtij sporti.

Ruiz ka arritur që të fitojë duelin me Joshua, duel në të cilin britaniku ishte favoriti absolut për të fituar.

Gjithsesi, meksikani doli kundër të gjitha mundësive dhe arriti që të nokautonte katër herë Joshuan, para se të fitonte me nokaut teknik.

“Nuk mund  ta besoj që sapo bëra ëndrrën time realitet. Qielli është limiti” ka thënë fillimisht Ruiz, transmeton lajmi.net.

“Kjo ishte hera e parë që u nokautova, dhe ajo vetëm sa më bëri më të fortë” ka shtuar tutje boksieri, lidhur me nokautin që pësoi në raundin e tretë.

“Jam një luftëtar meksikan, kam atë gjak brenda meje. Unë sapo bëra historinë për Meksikën” ka thënë ndër të tjerash Andy.

Ruiz pati fatin të luftonte në këtë takim vetëm fal dështimit të Jarrell Miller në testet anti drogë, dhe këtë mundësi meksikani nuk e la të shkonte huq.