Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar që të implementohet sa më shpejt Pakoja Emergjente dhe rishikimi i buxhetit të bëhet në afatet më të shpejta.
Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se për sektorët që vazhdojnë të përballohen me rënie drastike të qarkullimit, duhet të mundësohet ri-programimi i kredive, konform aftësisë paguese që e kanë.
Ai tutje ka shtuar se Pakoja e Rimëkëmbjes është shpresa dhe rrugëdalja e vetme nga një ‘kataklizëm’ i mundshëm ekonomik, me pasoja të riparueshme për dekada të tëra.
“Shumica e bizneseve në vend nuk po arrijnë të qarkullojnë më shumë se 50% në raport me planifikimet, apo periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Çdo skenar parasheh së paku 5% tkurrje ekonomike.Pakoja e Rimëkëmbjes është shpresa dhe rrugëdalja e vetme nga një ‘kataklizëm’ i mundshëm ekonomik, me pasoja të pariparueshme për dekada të tëra”, shkruan ai.