Yana është vetëm 10 vjeç. Një javë më parë ajo ishte në stacionin e trenit Kramatorsk duke u përpjekur t’i shpëtonte luftës kur u godit nga raketa, sipas korrespondentit të Sky News, Mark Stone .
Një raketë goditi stacionin hekurudhor në Kramatorsk më 8 prill.
Stacioni ishte rruga kryesore që përdorej nga ukrainasit për t’i shpëtuar luftimeve në lindje.
Mijëra, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin në stacion kur ndodhi sulmi. Të paktën 57 persona humbën jetën dhe mbi 100 u plagosën.