Fjalë Kyçe

Rusët në vështirësi, Britania e Madhe: Bie intensiteti i agresionit në Ukrainë

Rusët në vështirësi, Britania e Madhe: Bie intensiteti i agresionit në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka ndarë një përditësim të fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë. Shpejtësia e përparimit rus është ngadalësuar përkohësisht me gjasë si rezultat i “vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase”, raporton BBC.

“Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, ndërsa i lënë forcat t’i rrethojnë dhe izolojnë ato”, shkruhet në Twitter.

Përplasjet gjatë natës në Kiev ka të ngjarë të kenë përfshirë një numër të kufizuar grupesh sabotuese ruse të para-pozicionuara”, thuhet më tej.

“Kapja e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, mbetet objektivi kryesor i Rusisë, thuhet në deklaratë.