Kështu që ditët e fundit kanë filluar bombardime te njëpasnjëshme në drejtim të Azovstalit, fill pas largimit të disa civilëve, qe u lejuan t’i drejtoheshin territoreve të kontrolluara nga Kievi.
Disa video të shpërndara sot nga portalet afër forcave pro-ruse të Luhanskut, tregojnë sulmet e rënda dhe shkatërrimtare ndaj kompleksit industrial, të kryera me shumë mundësi nga armë termobarike të hedhura nga mjetet TOS-1.
Armë shumë të fuqishme, të krijuara enkas për të shkaktuar humbje jetësh, nga momenti që përtej shpërthimit ato shpërndajnë një re karburanti që e bën pothuajse të pamundur frymëmarrjen, edhe në distanca të mëdha nga epiqendra e shpërthimit transmeton a2cnn.
Nuk dihen ende pasojat e këtyre bombardimeve, por ndërkohë kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko, deklaroi se janë ndërprerë kontaktet me forcat e batalionit Azov dhe me civilët që ende ndodheshin në kompleks, dhe asnjeri nuk di saktësisht gjendjen e tyre shëndetësore.