Autoritetet ruse i kanë dhënë aprovimin versionit të vaksinës me një dozë të Sputnik V.
I quajtur “Sputnik Light”, verisoni i ri është identik me të parin ku duheshin dy doza të vaksinës për COVID-19. Aprovimi nga rregullatori tani do t’i japë mundësi kësaj doze të futet në treg si vaksinë e veçantë, raporton AP.
Megjithatë, vaksina ka ende nevojë për testime të avancuara për të siguruar se është e sigurt dhe efektivitetin në përputhje me të dhënat shkencore.
Rusia ka filluar provat në njerëz me “Sputnik Light” në janar dhe studimet po vazhdojnë.
Sputnik V me dy doza do të mbetet “burimi kryesor i vaksinimit në Rusi”, ka thënë drejtori i fondit rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev.