Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën pesë persona janë vrarë – duke përfshirë një foshnjë tre muajshe pas një sulmi me raketa këtë pasdite në Odesa.
Ndërsa numri i të plagosurve deri më tani vlerësohet që të jetë 18, raporton sknews.
Raketat goditën një objekt ushtarak dhe dy ndërtesa banimi në qytet.
Zyrtarët thanë se forcat ruse qëlluan të paktën gjashtë raketa lundrimi, por shumica u rrëzuan nga forcat ukrainase.