Rusia ka vendosur të martën sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë Ministria e Jashtme ruse.
Sanksionet do të aplikohen për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s, William Burns.
Ministria ka thënë se edhe të tjerë do të preken nga sanksionet.
Pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë – më 24 shkurt – Perëndimi ka goditur Rusinë me sanksione të ashpra në disa sektorë.
Gati tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin.
Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. /REL