Fjalë Kyçe

Rusia ka hakeruar sistemet kompjuterike, por edhe mendjet e amerikanëve

Rusia ka hakeruar sistemet kompjuterike, por edhe mendjet e amerikanëve

Sa më shumë që mësojmë rreth sulmit të fundit kibernetik mbi dhjetëra rrjete kompjuterike në SHBA – që i atribuohen gjerësisht Rusisë – aq më shumë bëhet e qartë se ai është një sulm masiv, i pashembullt dhe shkatërrues.

Tom Bossert, që ka shërbyer si Këshilltar i Sigurisë së Atdheut i presidentit Trump Donald, shkruan se “do të duhen vite për të mësuar me siguri se cilat rrjete kontrollojnë rusët”. Në fakt, ne dimë që ata kanë depërtuar me sukses në sistemet e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, si dhe ato të Thesarit, Tregtisë etj.

Alex Stamos i Universitetit të Stenfordit e përshkruan sulmin e fundit si “një nga fushatat më të rëndësishme të hakerimit në histori”. Ndërkohë David E.Sanger i “The New York Times”, që ka shkruar disa libra mbi armët kibernetike, bashkë-shkroi një artikull duke e quajtur sulmin “një ndër dështimet më të mëdha të inteligjencës në kohët moderne”.

Rusia e Vladimir Putin e ka zgjeruar ndjeshëm luftën e saj hibride, duke përdorur metoda të reja për të përhapur kaosin tek kundërshtarët e saj. Prandaj, Shtetet e Bashkuara do të duhet të forcojnë infrastrukturën e tyre dixhitale, dhe të reagojnë më fuqishëm ndaj sulmeve kibernetike në rritje të Kremlinit.

Por ç’mund të themi për përpjekjet ndoshta më tinëzare të Rusisë në fushën e keq-informimit, të cilat kanë ndihmuar në ndryshimin e mjedisit të informacionit në të gjithë botën?Në vitin 2016, dy studiues në “Rand Corporation”, shkruan një artikull që përshkruante modelin e propagandës ruse.

Shumë ndryshe nga propaganda e epokës së Luftës së Ftohtë, qasjet aktuale ruse përdorin teknologjitë mbizotëruese dhe platformat e mediave sociale. Ekzistojnë 2 tipare kryesore – një “numër i lartë kanalesh dhe mesazhesh, dhe një gatishmëri e paturpshme për të përhapur të vërteta të pjesshme apo gënjeshtra të plota”.

“Nuk ka përpjekje për qëndrueshmëri apo besueshmëri”- thuhet në të. Raporti citongjithashtu një analist të kibernetikës:”Propaganda e re ruse e argëton, ngatërron dhe embingarkon emocionalisht audiencën”.Metoda e Rusisë, i ngjan shumë strategjisë propagandistike të vetë Donald Trump.

Trump lëshon një mori mesazhesh, duke përdorur çdo medium që mund të gjejë. Ai është zakonisht i pavërtetë, por gjithnjë argëtues. Ai nuk shqetësohet ndonjëherë për koherencën, por synon vetëm që njerëzit të mbajnë mend pretendimet e tij më të fundit.

Në fushatën presidenciale të vitit 2016, ai deklaroi se shkalla e papunësisë ishte një shaka, dhe se Rezerva Federale ishte duke i mbajtur normat e interesit në nivele rrezikshmërisht të ulëta, dhe tregu i aksioneve në bursa ishte një flluskë gati për të plasur.

Ndërsa sapo hyri në Shtëpinë e Bardhë, ai shpejt tha të kundërtën për të tria gjërat. Nëse ibombardoni njerëzit me mesazhe bombastike në të tashmen, pakkush ka kohë që të ndalet tek e shkuara. Pra me apo pa dashje, Trump përdor modelin rus, që bazohet në parimin se njerëzit binden kur dëgjojnë të njëjtin mesazh shumë herë nga një larmi burimesh, pa marrë parasysh sa të njëanshme janë këto të fundit.

Ai i shton kësaj kuptimin e vet intuitiv, se si funksionojnë mediat sociale. Pra nëse bëni një deklaratë që është vërtetë skandaloze, ajo do të tërheqë vëmendjen, do të përhapet shumë, dhe do të bëjë që njerëzit t`a dëgjojnë atë në mënyrë të përsëritur, dhe me kalimin e kohës të nisin t`a besojnë atë.

Një e vërtetë e “mërzitshme” në Twitter “vdes” shpejt, ndërsa një gënjeshtër e bujshme bëhet virale dhe ç’është më shqetësuese me kalimin e kohës bëhet një gjysmë e vërtetë.

Kohët e fundit e kam provuar këtë gjë mbi shpinë. Një koment i imi u redaktua në një mënyrë të tillë,që të dukej se po thosha afërisht të kundërtën e asaj që po thosha në të vërtetë, dhe ky ndryshim diabolik, bëri që ai shkrim të shpërndahej gjerësisht në mediat sociale.

Trump ka vendosur një standard të ri, pasi ai thjesht nuk e sheh të vërtetën si një kufizim.

Një konservator parimor, do të thoshte se republikanët nuk kanë një zëvendësues për “Obamacare”, pasi nuk besojnë se qeverisë federale duhet t’i kërkohet të garantojë kujdesin shëndetësor, si e drejtë për çdo amerikan. Metoda e Trump është më e thjesht. Ai pohon se e ka një plan, madje edhe më të mirë se “Obamacare”.

Trump ka thënë se do të vinte veton mbi një projekt-ligj mbi kompanitë e mediave sociale. Por ai mendoi se do të ishte më e thjeshtë të pretendonte se “Fituesja më e madhe e ligjit tonëtë ri të mbrojtjes është Kina”.Kjo është absurde, pasi ligji do të përbënte një nisëm zyrtare parandaluese kundër ekspansionizmit kinez.

Por Trump e kupton që një gënjeshtër e bujshme, është shumë më efektive sesa një e vërtetë e komplikuar. Pandemia mund t’i ketë përshpejtuar këto prirje drejt keq-informimit. Të izoluar shoqërisht, dhe të shkëputur nga shumica e komuniteteve, amerikanët duken edhe më të ndjeshëm ndaj teorive konspirative,që konfirmojnë bindjet e tyre partiake.

Fakti më befasues këtë vit, nuk është se Trump u përpoq të përmbyste rezultatet e zgjedhjevetë 3 Nëntor. Shumë nga ne e parashikuan se ai do të përpiqej të bënte diçka të tillë. Por është mbresëlënës fakti që sipas sondazheve, 60 milion amerikanë i besojnë deklaratat e tij, dhe serinë e gënjeshtrave që përmbajnë ato. Problemi nuk është se Rusia ka hakeruar vetëm sistemet kompjuterike të Amerikës. Ajo duket se na ka hakeruar edhe mendjet. /

“The Washington Post”