Rusia po vazhdon të goditet në krejt sferat e jetës pas sulmit ushtarak që e ndërmori ndaj Ukrainës.
Sporti e ka përjashtuar thuajse tërësisht Rusinë nga ngjarjet kryesore.
Ndërsa, një tjetër goditje rusët e morën nga kompania e video-lojërave, EA SPORTS FIFA.
Në një njoftim të kësaj të fundit u bë e ditur se Rusia do të hiqet nga video-loja “FIFA 2022”.
“EA Sports shpreh solidaritet me njerëzit ukrainas dhe dëshiron të bëjë thirrje për paqe dhe fund të sulmit ndaj Ukrainës. Në linjë me partnerët tanë FIFA e UEFA, EA Sports e ka nisur procesin e heqjes së futbollit rus, përfshirë këtu Kombëtares dhe klubeve nga produktet e EA Sports FIFA, siç janë FIFA 22, FIFA Mobile dhe FIFA Online. Ne gjithashtu jemi duke i shqyrtuar ndryshimet në sfera të tjera të lojës sonë”, shkruan në njoftimin e EA Sports FIFA.
Sporti rus është duke marrë goditje të njëpasnjëshme pas agresionit që po e shfaq ky shtet ndaj Ukrainës.