Rusia u largua zyrtarisht nga Këshilli i Evropës, një organizatë kryesore për të drejtat e njeriut, të martën, duke parandaluar një dëbim të mundshëm për shkak të agresionit ushtarak kundër Ukrainës fqinje.
Pyotr Tolstoy, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i dorëzoi një letër nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës Maria Pejçinoviq-Buriq, duke njoftuar vendimin e Moskës.
Ukraina kërkoi të hënën që Rusia të përjashtohej menjëherë nga Këshilli i Evropës.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, “ne kërkojmë që të merret një vendim për dëbimin urgjent të Rusisë nga Këshilli i Evropës”, tha kryeministri ukrainas Denis Shmigal, duke iu drejtuar një video-konference në një sesion të jashtëzakonshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell kp.
Një ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Këshilli i Evropës pezulloi pjesëmarrjen e parlamentarëve dhe diplomatëve të saj në punën e organeve kryesore përveç Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.