Forcat ruse kanë marrë kontrollin e një spitali psikiatrik në qytetin Borodyanka në rajonin e Kievit të Ukrainës, me 670 persona brenda, tha guvernatori rajonal Oleksiy Kuleba për mediat lokale.
“Sot, ne nuk e dimë se si do t’i evakuojmë ata persona, si t’i ndihmojmë ata”, tha Kuleba.
“Atyre po u harxhohen furnizimet me ujë dhe ilaçe”, shtoi ai.
“Këta persona kanë nevoja të posaçme, kanë nevojë për ndihmë konstante… shumë prej tyre kanë qenë në regjim shtrati për vite me radhë”, theksoi ai.
Qyteti Borodijanka gjendet rreth 60 kilometra në veriperëndim të kryeqyteti ukrainas, Kiev.