Fjalë Kyçe

Rusia po zhvillon vaksinë anti-COVID-19 për mace?

Rusia po zhvillon vaksinë anti-COVID-19 për mace?

Rusia thotë se po zhvillon një vaksinë të re Covid-19 për të mbrojtur macet shtëpiake dhe vizot në ferma.

Rosselkhoznadzor, mbikëqyrësi veterinar i Rusisë, njoftoi se po punon për një vaksinë për kafshët që pritet të testohet në vjeshtë, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Ky vendim pason pasi filluan të shfaqeshin raste të maceve shtëpiake me Covid-19 në Moskë dhe Tyumen.

“Po punojmë për krijimin e një vaksine për kafshët kundër infeksionit të ri koronavirus”, tha kreu i organizatës Sergey Dankvert.

Kreu i Institutit të Kërkimeve Gamaleya të Rusisë për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë, Profesori Aleksandër Gintsburg, shkencëtari kryesor pas vaksinës njerëzore të përshëndetur nga Vladimir Putin, tha në disa intervista se “Perëndimi po dëshiron t’i blejë kokat më të mençura të vendeve”.