Fjalë Kyçe

Rusia pretendon se mercenarë nga Kosova e Shqipëria po dërgohen në Ukrainë

Rusia pretendon se mercenarë nga Kosova e Shqipëria po dërgohen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka thënë se merecenarë nga Kosova dhe Shqipëria, veç tjerëve, po rekrutohen për t’u vendosur në Donbass, në juglindje të Ukrainës.

Në një konferencë për media ai ka shtuar se Rusia po e kontrollon me kujdes këtë informacion.

“Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, ndër të tjera, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm.

Situata Ukrainë-Rusi vazhdon të jetë e tensionuar pasi shqetësimeve për një sulm të mundshëm nga Rusia.