Forcat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor të Çernobilit pas një beteje të ashpër, ka thënë një këshilltar i zyrës presidenciale ukrainase, shkruan Skynews.
“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi të pakuptimtë nga rusët. Kjo është një nga çështjet më serioze në Evropë sot”, tha Mykhailo Podolyak.
Kryeministri ukrainas deklaroi gjithashtu se zona e Çernobilit pranë Kievit është tani nën kontrollin e trupave ruse.
Çernobili do të ishte rruga më e shkurtër dhe më e drejtpërdrejtë për në kryeqytetin Kiev për forcat ruse./KK