Raportet nga Rusia njoftojnë se një anije patrulluese dhe një avion luftarak kanë kryer të shtëna paralajmëruese ndaj një luftanije britanike në Detin e Zi.
Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se anija britanike HMS ka hyrë në ujërat territorial ruse pranë Krimesë.
Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, por veprimi nuk është njohur ndërkombëtarisht.
Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar nuk e ka komentuar ende incidentin, raporton BBC.
Rusia pretendon se, pas të shtënave, anija britanike e ka ndryshuar drejtimin.
Sipas raporteve nga Rusia, anija e patrullimit qëlloi dy herë ndërsa avioni Su24-M ka shkrepur katër bomba.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se për shkak të incidentit atasheu i mbrojtjes i ambasadës britanike është thirrur në ministrinë ruse të mbrojtjes.
Anija britanike HMS Defender po kryen misione në Detin e Zi, sipas faqes në internet të Marinës Mbretërore.