Fjalë Kyçe

Rusia thotë se ka sulmuar një fabrikë të municionit afër Kievit

Rusia thotë se ka sulmuar një fabrikë të municionit afër Kievit

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha se forcat ruse kanë shkatërruar një fabrikë të municionit afër Kievit.

“Gjatë natës, sulmet ajrore me saktësi të lartë kanë shkatërruar një fabrikë municioni afër qytetit Brovari në rajonin e Kievit”, tha Konashenkov, raporton Reuters.

Më herët, kreu i këtij qyteti kishte konfirmuar se ka pasur sulme ajrore ndaj infrastrukturës në këtë zonë, por nuk kishte dhënë detaje për viktimat apo dëmin e shkatërruar.

Po ashtu, mediat lokale kanë raportuar se mëngjesin e 17 prillit janë dëgjuar shpërthime në kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Një tank rus i kapur nga forcat ukrainase në Kiev. Fotografi nga arkivi.
LEXONI EDHE KËTË:
Shpërthime në Kiev, ndërsa Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e Mariupolit
Ditë më parë, Rusia ishte zotuar se do të sulmonte Kievin, në kundërpërgjigje të asaj që tha se ishin sulme ukrainase ndaj rajoneve ruse, që gjenden pranë kufirit me Ukrainën.

Rusia, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, ka thënë se fundmi se do të përqendrojë operacionet e saj në lindje të Ukrainës, ku gjendet rajoni Donbas, rajon në të cilin, që prej vitit 2014, separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar kundër forcave të Kievit.