Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka fituar edhe një mandat për ta drejtuar Qeverinë e Holandës.
Ai sipas projeksioneve ka fituar më së shumti ulëse, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Fitorja i hapë rrugë për ta formuar koliaiconin e ri qeveritar të prirë nga partia e tij e qendrës së djathtë, VVD. Rutte do të zgjedhet kryeministër për herë të katërt.
Qeveria e tij kishte dhënë dorëheqje në janar mbi një skandal për mirëqenien e fëmijëve.
Në ditën e zgjedhjeve, Rutte është bërë lajm botëror pasi që kishte shkuar për të votuar me biçikletë.